Shërbimet tona

Konsulencë

Para se të vendosni, ju ndihmojmë të gjeni zgjidhje me materialin dhe qasjen e duhur për projektin, edhe kur ideja është ende në fillim. Mjafton një përshkrim i shkurtër me fjalë.

Kërkoni ofertë: Konsulencë
Rafti me dosje, certifikata dhe orë, dhe tavolina me laptop në zyrën tonë.

Projektime Inxhinierike

Ofrojmë projektim statik dhe inxhinierik për konstruksione metalike, të përshtatur sipas kërkesave teknike dhe specifikave të çdo objekti. Nga koncepti dhe llogaritjet strukturore deri te zgjidhjet teknike për realizim.

Kërkoni ofertë: Projektime Inxhinierike
Vizatime teknike të një konstruksioni metalik mbi tavolinë, me modelin 3D në ekran, profile çeliku, metër dhe makinë llogaritëse. Shembull ilustrues

Ofertim

Ofertë e qartë, e bazuar në përshkrimin që na dërgoni. Kur mungon ndonjë e dhënë, ua kërkojmë para se të llogarisim çmimin.

Kërkoni ofertë: Ofertim
Vizatimi teknik mbi tavolinë, me matje dhe llogaritje për ofertën.

CNC

Ofrojmë prerje CNC me precizitet të lartë për pjesë dhe elemente metalike, të realizuara sipas vizatimeve dhe specifikave teknike të projektit tuaj, me trashësi deri në 20 mm.

Kërkoni ofertë: CNC
Makina CNC duke prerë pllakë çeliku, me shkëndija përgjatë prerjes.

Furnizim me profile metali

Ofrojmë furnizim me profile metalike për konstruksione, industri dhe projekte të ndryshme ndërtimore. Sigurojmë profile në dimensione dhe specifika të ndryshme, të përshtatura sipas kërkesave teknike dhe nevojave të projektit tuaj.

Kërkoni ofertë: Furnizim me profile metali
Profile çeliku në magazinë, trarë, këndore, tuba katrorë dhe të rrumbullakët, të paketuar mbi paleta. Shembull ilustrues

Ju duhet një hap apo i gjithë projekti?

Na tregoni ku ndodhet projekti juaj dhe cilin shërbim kërkoni.

Kërkoni ofertë